Një grua është arrestuar në Pejë, pasi e ajo dyshohet se ka lënë dy fëmijët e saj në banesë, pa asnjë përkujdesje.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten e 5 janarit.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËVE/Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 05.01.2023-08:30. Është arrestuar e dyshuara, femër kosovare, pasi e njëjta kishte lenë dy fëmijët e saj (njëri 2 vjeç e tjetrin 3 vjeç) të vetëm në banesën e saj, pa asnjë përkujdesje”, thuhet në raport.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.