Një rrahje mes dy grupeve ka ndodhur të shtunën e 7 janarit, rreth orës 03:20 në rrugën Kllokot-Viti.
Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se policia është në kërkim të të dyshuarve.
“Policia ka kontaktuar me ankuesit, por nuk kanë arritur të takojnë apo identifikojnë të dyshuarit e mundshëm. Pasi ankuesit ishin nën ndikim të alkoolit njëri 1.63 promila dhe tjetri 0.91 promila nuk janë intervistuar fillimisht”, ka thënë ai.
Po ashtu, sipas Hashanit, nga ky rast ka mbetur i lënduar vetëm një person, i cili ka marr lëndime të lehta trupore, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor
“Bazuar në informacionet e para kemi te bëjmë me një rrahje në mes dy grupeve të personave dhe si pasojë një person ka marr lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ka bërë të ditur ai.
Ndërkaq, Hashani ka thënë se njësitë policore të Hetimeve Rajonale Gjilan se bashku edhe me hetuesit e Stacionit Policor Kllokot kanë vazhduar procedurat hetimore duke bërë shikimin e vendit të ngjarjes, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë që janë në atë zonë ku dyshohet të ketë ndodhur rasti.
“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit e shtetit po punojnë intenzivisht në grumbullimin e dëshmive lidhur me rastin dhe zbardhjen e tij, në mënyrë që të dyshuarit të vihen para organeve të drejtësisë”.