Në Novolan të Vushtrrisë kanë mbetur tre persona të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunë në mbrëmjeje.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sonte rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Novolan të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.