Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të shtunën e 7 janarit ka thënë se armëpuushimi rus nuk zbatohet në vende si Bakhmut, duke i quajtur fjalët e Moskës “të rreme”.
“Sot bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte se sa të rreme janë çdo fjalë e çdo niveli që vjen nga Moska”, ka thënë presidenti ukrainas.
Ai ka shtuar se “Ata thanë diçka për një armëpushim të pretenduar. Por realiteti është se predhat ruse goditën përsëri Bakhmutin dhe pozicionet e tjera ukrainase”.
“Është konfirmuar dhe një herë: vetëm dëbimi i pushtuesve rusë nga toka e ukrainase dhe eleminimi i çdo mundësie për Rusinë për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe mbarë Evropën do të nënkuptojë rivendosjen e heshtjes, sigurisë dhe paqes”, ka thënë tutje Zelensky, raporton sky news.