“Gjatë vitit 2022 kemi pas tendenca që niveli qendror që t’i shtrijë duart në nivelin lokal, por ne si Asociacion, gjithë këto tendenca i kemi monitoruar dhe e kemi ngritur zërin”.
Kështu e ka parë interaksionin Qeveri – Komunë, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit te Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahmi.
Ibrahimi në një intervistë për Portalin Dukagjini, ka treguar për rastet kur është parë kjo tendencë e Qeverisë, duke potencuar dy ministra të kryeministri, Albin Kurti, atë të Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe ministrin e Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqin.
“Tendencë e shtrirjes së kompetencave në nivel lokal është parë me vendim e Gjykatës Kushtetuese, sa i përket ministres Nagavci dhe komunës së Kamenicës, ku i është përzier në autoritetin ku kompetenca është e komunës. Por edhe veprimi i ministrit Elbert Krasniqi, sa i përket organizmit të procesit të dhënies së pronës komunale në shfrytëzim për ‘Sunny Hill’. Ku ai në një letër, ku i ka shkruajtur kryetarit, por e urdhëroi kushtimesh që duhet të ndërrohen atë vendim, e kjo është shkelej në autoritetin e pushtetit lokal, pasi kompetent për dhënien e pronës komunale është kuvendi i komunës”, ka thënë Ibrahimi.
Gjithashtu, Ibrahimi tha se edhe veprimi i ministrit, Hekuran Murati, ka qenë me tendecë kur ka tentuar t’ua marrë mjetet a pashpenzuara komunave.
“Veprimi i fundit Murati, i cili ka dëshiruar t’ua marrë komunave mjetet të pashpenzuara, pra nga të hyrat vetjake, ka qenë një tendencë pasi Parlamenti ia ndaloi, kjo ka qenë një goditje e madhe. Të hyrat komunale nuk mund t’i marrë Qeveria, pasi ato janë të komunave. Ato nuk kanë mund të shpenzohen për shkak se nuk është funksionalzuar bordi i OSHP-së, norma e interesit, ligji i prokurimit publik e plotë shkaqe të tjera”, ka shtuar Ibrahimi.
Ibrahimi tha se shumë më të mira janë shpenzimet që janë në investimeve kapitale sa i përket përqindjes nga ana e komunave sesa nga Qeveria.
Në përqindje, komunat e kanë shpenzuar paranë publike më mirë. Dhe kjo përqindje ka ndikuar pozitivisht që shpenzimet kapitale në nivel vendi të jenë më të larta.
(Mos) Bashkëpunimi Qeveri – Komunë
Ibrahmi ka theksuar se bashkëpunimi në mes Qeverisë dhe Komunave nuk ka qenë ai që duhet gjatë 2022.
Ai tha se Kurti në dy vitet e qeverisjes së tij, vetëm dy herë është takuar me kryetarët e komunave.
“…që dy vite, kryeministri vetëm dy herë i ka mbledhur kryetarët e komunave, një herë nuk ka pasur pjesëmarrje jo të madhe të kryetarëve për shkak të kohës së papërshtatshme, dhe takimi tjetër që ka ndodhur në fund të shtatorit të vitit 2022. Në takimet që e kemi ne si Asociacion me kryetarë, e me drejtorë te komunave, bashkëpunimi nuk ka qenë ai që duhet të jetë”.
E, sipas Ibrahimit, ky mosbashkëpunim dhe moskoordinim, ka sjellë në mosshpenzimin e parasë kapitale.
Ibrahmi tha se në ligjin për ndarjen e Buxhetore, ka tri grante ku Qeveria nuk mundet të ndikojë, por Ministritë e linjës mund të bëjnë hile.
Ai, gjithashtu, potencoi se kanë kërkuar një grant të katër për investimet kapitale, i cili do të ndikonte në ndarjen e duhur të mjeteve.
“Ligji për ndarje buxhetore për vitin 2023, i kemi tri grante, granti i përgjithshme, ai për arsim dhe granti për shëndetësi. Këtu Qeveria nuk mundet të ndikojë, hileja ma e madhe bëhet prej Ministrive të linjës. Se ata i hartojnë kritere dhe kujt të dëshirojnë t’ia japin paratë, në baza politike apo etnike. Kemi kërkuar të bëhet granti i katërt për investime kapitale, që të gjitha këto mjete që ndahen nga Ministritë e linjave të shkojnë te granti i katër, dhe këto mjete të shkojnë të granti i katër, dhe pastaj të ndahen nëpër komuna, duke marrë para sysh kriteret, në një numri i popullatës, dhe sipërfaqen e komunës”.
Sfidat e Komunave
Ndër të tjera, Ibrahimi ka përmendur edhe sfidat me të cilat janë përballur komunat e Kosovës, e që njëra ndër to është mosfunksionalizimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Ky mosfunksionim, sipas Ibrahimit, ka ndikuar në zvogëlimin e investimeve kapitale.
“Një ndër sfidat kryesore të komunave të Kosovës gjatë vitit 2022, ka qenë mosfunksionalizmi i Bordit të organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, i cili ka ndikuar pastaj në zvogëlim e investimeve kapitale, në vend që përqindja e mjeteve të parapara për investimeve kapitale të jetë 70 apo 75 për qind apo edhe 90 për qind, ose në disa komuna 100 për qind, deri në fund të vitit 2022, përqindja e investimeve do të shkojë mbi 60 për qind, por jo të arrijë një përqindje jashtëzakonisht të lartë”, ka thënë Ibrahimi.
Një sfidë tjetër, ai ka thekuar se është edhe norma e lartë e inflacioni prej 20 për qind, ku kjo ka ndikuar tek operatorët privatë që të mos përkthehet në investime kapitale.
Ndërkaq, sfida e tretë, siç ka theksuar ai, është se Qeveria nuk ua ka dhënë mundësinë komunave për rishikimin e Buxhetit.
“E treta është që ndërlidhet gjithashtu me investimet kapitale, është niveli qendror nuk ua ka dhënë komunave mundësinë për rishikimin e buxhetit, nëse do t’ua linte këtë mundësi të rishikimi të buxhetit, nëse një projekt A për shkak të probleme me OSHP, për shkak normës së inflacionit, nuk kishte pasur mundësi që të zbatohet atëherë, ato mjete i kishin mbartur në një projekt tjetër edhe do të vazhdonte projekti tjetër”, ka thënë ai.
Kurse, sfida e katër, sipas Ibrahimit, është problemi i ligjit të Prokurorimit Publik, i cili është ende në fazën e Amandatimit dhe po ecën shumë ngadalë.
E sfidë tjetër, por jo më pak relevante, siç ka potencuar Ibrahimi, është tendenca e ndërhyrjes së nivelit qendror në atë lokal, pra ricentralizimi i pushtetit vetë te Qeveria.