Profesori amerikan: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë lëshime për të arritur një marrëveshje

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, ka thënë se për sa kohë që Kosova dhe Serbia qëndrojnë në pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje

Alon Ben-Meir, profesor amerikan

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se problemet në pjesën veriore të Kosovës mund të zgjidhen vetëm anë të koncesionit.

Me anë të një postimi në Twitter, profesori në Universitetin e New Yorkut, Alon Ben Meir, konsideroi se në këtë pikë, është e nevojshme që të dyja palët të lëvizin nga pozicionet e tyre aktuale.

“Të gjitha çështjet konfliktuoze që lidhen me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme me kusht që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të bëjnë disa lëshime të nevojshme për të arritur një marrëveshje. Por, për sa kohë që ata qëndrojnë në pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje”, shkroi ai.

Ndryshe, Ben Meir, teksa kishte folur rreth zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, ka thënë se nuk do të ketë zgjidhje të tensioneve midis dy vendeve, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk angazhohen në zgjidhje përfundimtare.

Në të kundërtën, sipas tij, veriu i Kosovës gjithmonë do të jetë një problem midis dy vendeve fqinje.

“Nuk do të ketë zgjidhje për konfliktin mes vendeve për qeverisjen e kësaj zone, nëse nuk fokusohen me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas profesorit amerikan, një nga arsyet e problemit është Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika