Serbët nga protesta në veri e quajnë Vuçiqin tradhtar

Rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar këtë të diel në veri të Mitrovicës, siç u tha kundër ‘tradhtisë së madhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Listës serbe’. Në këtë protestë e cila u organizua nga ‘Popullata e pakënaqur’, serbët e veriut të Mitrovicës shprehën paknaqësinë e tyre kundër largimit të barrikadave, për të cilat thanë se u hoqën pa përmbushjen e plotë të kushteve nga ana e serbëve

Lista Serbë është partia që vazhdimisht ka fituar besimin e serbëve lokal të Kosovës për të udhëhequr në Komunat me shumicë serbe por edhe për t’u bërë pjesë e Qeverisë Qendrore në Prishtinë.

Por duket se jo gjithmonë kjo parti e ka besimin e bashkëkombasve të tyre për të vepruar.

Rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar këtë të diel në veri të Mitrovicës, siç u tha kundër ‘tradhtisë së madhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Listës serbe’.

Nebojsha Joviq, kryetar i të ashtuquajturës ‘Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës’, ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq të ngrijë bisedimet me Prishtinën, derisa Njësitet për Reagim të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

Sipas tij, serbët e këtushëm më nuk mund t’i përfaqësojë Lista serbe dhe as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Joviq ka thënë se “Neve më Lista serbe nuk mund të na përfaqësojë, as politika e Vuçiqit”. “Kryetar, ngrijë bisedimet, i ke pasur barrikadat si adut për t’u tërhequr ROSU-ja nga veriu, i ke larguar barrikadat, nuk e di pse, askënd pa e pyetur…Do të thotë ky ka qenë vendim i Listës serbe dhe Aleksandar Vuçiqit…Kryetar ngrijë bisedimet dhe derisa të tërhiqen njësitë e ROSU-së nga veriu, sepse prezenca e tyre këtu nuk është as sipas kushtetutës së Serbisë, as të rezolutës 1244, dhe nuk është as sipas kushtetutës së tyre, dhe nëse është jolegale, atëherë kryetar pse po hesht…Duam që zëri ynë të dëgjohet. Neve më Lista serbe nuk mund të na përfaqësojë, as politika e këtillë e Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë Joviq.

Joviq nuk ishte zëri i vetëm në këtë protesht, Ivan Miletiq, i cili foli në cilësinë e qytetarit, tha se nuk do të tolerhohet prezenca e njësiteve të Policisë së Kosovës në veri dhe askund ku jetojnë serbët.

Miletiq ka thënë se “Nuk do t’i lejojmë Rosu në veri”. “Nga ky tubim porosisim të gjithë, Bashkësinë Ndërkombëtare, Kurtin, Beogradin, se nuk do ta tolerojmë terrorin, as forcat e Rosu-së në veri të Kosovës, apo kudo tjetër ku janë serbët”, theksoi tutje ai.

Këtu kritika pati edhe për kritikuar heqjen e barrikadave pa u plotësuar kushtet e parashtruara nga popullata serbe.

Miletiq ka thënë se “Kërkesat nuk u plotësuar por barrikadat janë hequr”. “Kërkesa jonë themelore ka qenë që të lirohen vëllezërit tanë të arrestuar padrejtësisht, është liruar vetëm Dejan Pantiq.. Kemi kërkuar që të gjitha njësitë e Rosu-së të tërhiqen nga veriu, sepse s’kanë çka të kërkojnë këtu…Do të thotë nga të gjitha kërkesat asnjëra nuk është plotësuar, ndërkohë që barrikadat janë hequr”, u shpreh më tej Miletiq.

Në këtë protest kritika pati edhe për punën e KFOR-it dhe EULEX-it.

Milenkoviq ka thënë se “KFOR-i dhe EULEX-i të punojnë për çka kanë ardhur”. “Nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkojmë, insistojmë kryesisht tek KFOR-i dhe EULEX-i, që t’i kryejnë detyrat në kuadër të kompetencave të tyre, dhe të punojnë atë për çka kanë ardhur”, ka potencuar Milenkoviq.

Protesta e cila u mbajt para selisë së Listës serbe, ka zgjatur rreth 45 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të sigurisë, përkatësisht të KFOR-it, EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, kanë vëzhguar nga afër situatën.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika