PortaliD mëson që në ora 17:00, Gabriel Escobar dhe Karen Donfried do të takohen me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përveç të parës së vendit, Escobar dhe Donfried do të takohen edhe me kryeminstrin Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë në ora 18:00.
Tri ditë më herët, këtyre dy vizitave u parapriu vizita e tre senatorëve Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen.
Këta të fundit ishin takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Janarin e këtij viti, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell kishte konfirmuar se në Kosovë dhe Serbi do të qëndronin i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.