Qeveria e Kosovës ka thënë se platforma për ndarjen e 100 euro-ve për studentët është në finalizim.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për “Telegraf“, ka shtuar se aplikimi do të bëhet përmes e-Kosova.
“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu.
Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve që t’i ndahen nga 100 euro.
Kjo masë është në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Kjo buxhetit të shtetit do t’i kushtojë 100 milionë euro.