Lëkundje të lehta tërmeti janë ndier në orët e para të mëngjesit të së hënës, në Shqipëri, më saktësisht në Vlorë dhe në rrethinën e saj.
Sipas raportimeve nga Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC), një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter, është regjistruar në ora 02:50 në qytetin e Vlorës.
Epiqendra ka qenë në det, në një thellësi 5 km.
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.