Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO-s.
Nga aty, ata theksuan, se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një postimi në Facebook nga misioni i ShBA-ve në NATO, ku është potencuar gatishmëria e ShBA-ve, aleatëve të NATO-s dhe BE-së që të punojnë me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një zgjidhje drejt stabiliteti, sigurisë dhe mirëqenies.
“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.