Kreshink Gashi, nga BIRN ka thënë se ekziston një element i rëndësishëm që ka dalur pas vendimit për ndërrimin e masës për sih-policin, Dejan Pantiq, nga masa e paraburgimit në arrest shtëpia.
Gashi tha se një mjek i EULEX-it i ka dërguar një raport Gjykatës që Pantiq duhet të jetë pranë afër një spitali dhe duhet të largohet nga aty ku ishte duke qëndruar.
E si rrjedhojë shton Gashi, me datën 19 dhjetor gjyqtari e ka bërë një urdhëresë për Policinë e Kosovës që Panqit duhet të larohet menjëherë, e kjo sipas tij është mbajtur e fshehtë.
“Ekziston një element i rëndësishëm që ka dalur pas vendimit, që mjeku i EULEX-it i ka dërgu Gjykatës raportin që ai duhet me qënrdu afër një spitali, si rrjedhojë me datën 19 dhjetor ky gjyqtar e ka bërë një urdhëresë për Policinë që duhet menjëherë të larohet nga aty, kjo është mbajt fshehur për publikun, kemi pasur një urdhër që thotë ky njeri duhet e nejt afër spitalit, edhe ajo urdhëres nuk është zbatu, dhe prokuroi me një moment ka vendos me e liru krejt”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.
E sa i përket kësaj, Haxhiu është pyetur se pse nuk është zbatuar kjo urdhëresë.
Haxhiu ka thënë se nuk ka inofrmacion rreth kësaj dhe është hera e parë që po dëgjon nga Kreshnik Gashi.
“Për herë të parë, po dëgjoj, edhe në vendim që e kam lexu për zëvendësim e masës nuk e kam parë një gjë të tillë”.