CFR Cluj ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ermal Krasniqit nga Ballkani.
Anësori malishevas i është bashkuar skuadrës rumune nga kampioni i Superligës së Kosovës.
“Klubi CFR Cluj dhe FC Ballkani, ish-kundërshtarët tanë nga grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi”, thuhet fillimisht në njoftimin tyre.
“Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka luajtur në tre sezonet e fundit e gjysmë te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Në fanellën e kampionit nga Kosova, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime vendimtare. Forma e mirë në sezonet e fundit e sollën në vëmendjen e përfaqësueses së parë të shtetit të Kosovës, në fillim të vitit 2022, në fillim të një takimi të parë në kombëtare”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.