Autoritetet gjyqësore të Brazilit kanë urdhëruar arrestimin e zyrtarëve të lartë publikë pasi rebelët sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në Brasília.
Një zyrtar, ish-komandanti i policisë ushtarake, është arrestuar, raportojnë mediat lokale, raporton BBC.
“Zyrtarët përfshijnë gjithashtu ish-shefin e sigurisë publike të Brasília-s dhe të tjerë ‘përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet’ që çuan në trazira”, ka thënë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ndërkaq, Koloneli Fábio Augusto, komandanti i policisë, u shkarkua nga detyra pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë.
Ndërkaq, të hënën e 8 janarit, rreth 1500 protestues, janë arrestuar në Brazil, pas trazirave të dielën ndërkaq presidenti i ri i Brazilit, Lula, i ka quajtur ato veprime si akte terroriste.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, është zotuar t’i ndëshkojë mbështetësit e ish-udhëheqësit të vendit, Jair Bolsonaro, pasi ata sulmuan Kongresin.
Mbështetësit e liderit të rrëzuar të ekstremit të djathtë, sulmuan gjithashtu Gjykatën e Lartë dhe rrethuan pallatin presidencial.
Por policia rifitoi kontrollin e ndërtesave në kryeqytetin Brasilia, mbrëmjen e së dielës, pas disa orë përleshjeje.
Trazirat në kryeqytetin, Brasilia, vijnë vetëm një javë pasi Lula u betua në detyrë.
Brazili është një vend i ndarë thellësisht, dhe stuhia në Kongresin e tij është një shenjë dramatike se sa larg janë të gatshëm të shkojnë disa brazilianë për t’i sulmuar institucionet demokratike, për të cilat, ata thonë se nuk i përfaqësojnë më.
Lula tha se stuhia ishte “pa precedent” dhe i etiketoi ata që qëndronin pas saj “fashistë fanatikë”.
Ai gjithashtu akuzoi ish-presidentin Jair Bolsonaro, për inkurajimin e veprimeve të rebelëve përmes mediave sociale.
Pas një fushate të ashpër dhe të hidhur, Lula mundi Bolsonaro-n në fuqi të ekstremit të djathtë, me një diferencë të ngushtë në balotazhin e 30 tetorit.