Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të kërkuar, njërin në Kaçanik e tjetrin në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të PK-së, i arrestuari në Kaçanik dyshohet për veprë penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa tjetri në Han të Elezit për “Kalim të paautorizuar të kufirit”.
“Me datën 10.01.2023 në ora 14:30 në rrugën ‘Ismajl Raka’ në Kaçanik, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës J.L (M/K) i moshës 26 vjeçar.”
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh.
Ndërsa, në orën 21:25 në pikën kufitare Hani i Elezit është ndaluar e më pas është arrestuar nga policët e stacionit të Hani të Elezit personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës XH.L (M/K) i moshës 35 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit” me dënim burgimi prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, apo 300 euro, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK-së.