CEO i ekipit të garave, Zak Brown ka vlerësuar formacionin e McLaren për sezonin 2023, i cili beson se Oscar Piastri do të jetë “sensazion” dhe Lando Norris “po bëhet gjithnjë e më i mirë”.
Pasi u nda me Daniel Ricciardo në fund të vitit 2022, McLaren zgjodhi ta zëvendësojë atë me austrilianin Piastri, kampioni i Formula 2 të vitit 2021 dhe ish-pilotin rezervë Alpine për vitin 2023.
Andreas Seidi, ish drejtori i ekipit u bë Shef i Zyrës së Sauberit dhe zëvendësuese i tij tani është Andrea Stella.
Në një intervistë faqen zyrtare të McLaren, Brown ka treguar lavdërimet e Norris, i cili shënoi podiumin e vetëm për një shofer, dhe do të vazhdojë për sezonin e pestë më radhë me ekipin aktual.
“Ai po bëhet gjithnjë e më i mirë” tha ndër të tjera Brown.
“Ai bashkon disa xhiro të mahnitshme kualifikuese. Unë nuk mendoj se ai ndoshta merr mjaftueshëm merita se sa i mrekullueshëm mund të jetë kur është për të shaluar”.
Brown tha se ai pret që çifti Piastri-Norris t’i shërbejë mirë McLaren në të arshmen pasi rekretuesi i ri austrilian gitoj Kampionatin FIA Formula 3 dhe 2 në sezonin e tij deputues.
“Ne mendojmë se Oscar do të jetë një shofer i bujshëm garash. Nëse shikoni karrierën e tij deri më sot, ai ka fituar shumë kampionate në vitin e tij të parë, gjë që ju tregon gjithmonë të veçantën e një piloti, e dini, ai ka një çasje të shkëlqyer mendore ndaj sportit dhe tani ne që mendojmë se Lando ka shumë përvojë, ndihemi sikur kemi peërzierje të shkëlqyr në mes të përvojës dhe rinisë” tha ndër të tjers Brown.
McLaren do të lansojë makinën e tyre të Formula 1 2023 me 13 shkurt, pasi ata shpresojnë të bëjnë fitime pasi Ricciardo dhe Norris e çuan ekipin në P5 në kampionatin 2022.