Flick llogarit në Berishën për Evropianin 2024

Selektori i Gjermanisë e ka vendosur në top treshe, lojtarin me prejardhje shqiptare, Mergim Berisha. Sipas tij, ai do të jetë njëri nga tre emrat më të cilin llogarit "Euro 2024"

Mergim Berisha, futbollist

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick pritet të bëjë disa ndryshime tek ekipi për “Euro 2024”.

Gjermania tashmë është kualifikuar në këtë turne të vitit të ardhshëm, pasi është organizatore dhe Flick është i vendosur për të pasur sukses.

Në turneun e Katarit, Gjermania zhgënjeu tërësisht pasi u eliminua në fazën e grupeve dhe pas këtij dështimi, e ardhmja e Flickut ishte në dyshim.

Megjithatë, në një takim që zgjati tri ditë mes zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe shtabit teknik, u vendos që Flick ta vazhdojë punën.

Në këtë takim është bërë analiza e eliminimit në Katar, ku është ardhur në përfundim se ka nevojë për përfshirjen e lojtarëve të rinj në ekip.

E ky ndryshim do të ndodhë këtë vit, në mënyrë që Flick ta ketë të gatshëm ekipin për Evropianin 2024.

Te Gjermania tashmë janë piketuar disa lojtarë të rinj, ku në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Augsburgut, Mërgim Berisha ka shkruar “SportBild” të mërkurën.

Berisha 24-vjeçar po shihet si lojtar potencial dhe i motivuar për ta dëshmuar veten edhe në nivel të përfaqësueses dhe për këtë arsye tashmë është në planet e Flickut.

Ai do të ftohet këtë vit për ndeshjet miqësore që Gjermania ka planifikuar t’i luajë në fund të muajit mars kur edhe fillon cikli eliminator për “Euro 2024”.

Gjermania pritet të përballet me Francën dhe Japoninë, ndeshje këto ku pritet të debutojnë lojtarët e rinj, përfshirë edhe Berishën.

“Përfaqësuesja e Gjermanisë tashmë e ka fokusin për të gjetur lojtarët e rinj që janë plotësisht të motivuar dhe mund ta ndihmojnë ekipin. Pra, të zhvillohen dhe të bëhen gati për Kampionatin Evropian përkrah lojtarëve me përvojë. Fokusi tashmë është tek disa prej tyre siç janë Joshua Vagnoman, Kevin Schade dhe sulmuesi Mërgim Berisha”, ka shkruar “SportBild”.

Berisha ka qenë kandidat potencial për t’u ftuar te Gjermania edhe në të shkuarën, por asnjëherë nuk u ftua.

Ai para fillimit të këtij sezoni është transferuar në Bundesligë, pasi Augsburgu e huazoi për një vit nga Fenerbahçe me të drejtën e blerjes në verë.

Në dhjetë ndeshje të luajtura në stinorin vjeshtor, Berisha ka treguar paraqitje të mira ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime.

Ai mund të jetë i dobishëm te Gjermania, ekip që në Botërorin e Katarit nuk pati opsione për sulmin. Berisha ka luajtur për Përfaqësuesen U21 të Gjermanisë me të cilën e ka fituar titullin e Evropës në vitin 2021.

Në 13 paraqitje në total për këtë gjeneratë, ai ka shënuar edhe një gol.

Sa i përket karrierës si senior, Berisha e ka filluar te skuadra austriake Liefering, ndërsa ka luajtur edhe për Salzburgun, LASK-un, Magdeburgun e Altachin.

Megjithatë, sukseset më të mëdha në këtë nivel, ai i ka shijuar me fanellën e Salzburgut, ekip me të cilin ka fituar katër tituj kampioni dhe tri kupa të Austrisë.

Berisha ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2025, por Augsburgu pritet të shfrytëzojë opsionin e tij të blerjes për gjashtë milionë euro pas paraqitjeve të mira që i ka treguar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika