Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Ferizaj.
Sipas njoftimit të PK-së, i arrestuari në Ferizaj dyshohet për veprën penale “Kanosje”.
“Sot, në ora 06:00 në rrugën ‘’Uran Tinova’’ në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës L.A (M/K) i moshës 35 vjeçar.”
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ me dënim burgimi prej një (1) viti.
“Pas kompletimit të dokumentacioni është dërguar në vuajtje të dënimit” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.