Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit të përditshëm se një burrë, derisa ishte në seancë gjyqësore, ka sulmuar ish-bashkëshorten dhe një polic.
Rasti ka ndodhur të mërkurën e 11 janarit në Ferizaj dhe në raport po cilësohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte në seancë gjyqësore në sallën e gjykimit kishte pasur sjellje agresive ndaj ish-bashkëshortes së tij si dhe ndaj një zyrtari policor. I njëjti me vendim të prokurorit është sjellë në stacionin policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.