Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Rifat Brahimaj.
Ndërsa, ka bërë të ditur se ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK tashmë është caktuar Shpejtim Shurdhiqi.