Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke përmirësuar kështu praninë e saj diplomatike në këtë shtet.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka, në një status në rrjetin social “Twitter”.
“Kanë kaluar 30 vjet qëkur Shqipëria dhe Ukraina vendosën marrëdhënie diplomatike si dy vende që dalin nga tirania drejt botës së lirë. Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të përmirësojë praninë e saj diplomatike në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë”, ka shkruar Xhaçka.
Ajo shprehu krenarinë e autoriteteve shqiptare, të cilat qëndruan pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë.
“Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një kthimi në tiraninë nga e cila dolëm të dyja vendet shumë kohë më parë. Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të mbizotërojë kundër luftës së paligjshme e agresionit të Rusisë”, tha Xhaçka.
2/4 Ukraine's heroic resistance is a fight for freedom & rejection of a return to the tyranny we both emerged from so long ago.That is why 🇦🇱 will support 🇺🇦&its people to the best of its abilities until it prevails against 🇷🇺's illegal war of aggression.#StandWithUkraine
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 12, 2023
Ajo shtoi se Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë të ardhme në familjen euroatlantike.
“Mezi pres të punoj ngushtë me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar ndër të tjera Xhaçka.
4/4 I look fwd to working closely with my friend and colleague @DmytroKuleba to advance & strengthen our cooperation even further in the future. 🇦🇱🤝🇺🇦
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 12, 2023