Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 12 janarit është pritur me ceremoni shtetërore nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.
Pas takimit, i pari i Qeverisë së Kosovës dhe kancelari austriak do të mbajnë një konferencë për media nga ora 13:30.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 12 janarit ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Vjenë.
Kurti gjatë vizitës në Vjenë do të mbajë edhe një fjalim në Institutin Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Ai do të flasë për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.
Kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillimeve pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.
Kosova dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë në shumë fusha.