Komiteti i Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Marrëveshja trepalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota, 7 kundër dhe 3 abstenime.
“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime”, thuhet në postimin në Twitter.
🇽🇰 The trilogue agreement on visa liberalisation with Kosovo was approved by @EP_Justice MEPs with 48 in favour, 7 against, and 3 abstaining (rapp. @thijsreuten).
Next, the EP plenary will vote on the matter.
— LIBE Committee Press (@EP_Justice) January 12, 2023
Të enjten e 12 janarit, në Bruksel në rend dite ishte liberalizimi i vizave për Kosovën në Komitetin e Parlamentit Evropian për Lirinë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.
Kjo e kishte bërë të ditur eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, përmes një shkrimi në Twitter.
Liberalizimi i vizave për Kosovën, në agjendën e Parlamentit Evropian