Pas votimit pro për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza.
“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
One step closer! To the long awaited visa free travel for Kosovo 🇪🇺🤝🇽🇰 https://t.co/zRr3qtO3Rj
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) January 12, 2023
Ndryshe, në profilin e Komitetit në Twitter të enjten u bë e ditur se marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është miratuar me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime.
“Është miratuar marrëveshja triloge për liberalizimin e vizave me Kosovën nga eurodeputetët me 48 vota pro, shtatë kundër dhe tri abstenime”, thuhet në njoftim.
Komiteti i PE-së voton pro liberalizmit të vizave për Kosovën