Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit me forcat turke, një kontingjenti i FSK-së së bashku me kolegët e forcave turke dhe forcave tjera të 8 vendeve partnere, është duke marrë pjesë në stërvitjen fushore “Winter Exercise’23”, që po mbahet në Kars të Turqisë.
Sipas tij, FSK-ja është duke marrë pjesë me një kontingjent të përbër me kapacitete të këmbësorisë së mekanizuar, mortajave, kërkim-shpëtimit dhe oficerë stafi, raporton Portali Dukagjini.
“Qëllimet e stërvitjes përfshijnë sigurimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në operacionin e kombinuar, testimin e aftësive luftarake të trupave, rritjen e sinkronizimit të zjarrit dhe manovrimit, trajnimin e trupave në tema kyçe si: dislokimi, shërbimi i ushqimit, veshmbathja, furnizimi dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, mbijetesën, si dhe funksionimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në dëborë dhe kushte të vështira dimri” ka thënë ndër të tjera, Ministri Mehaj.