Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar të mërkurën e 11 janarit këshilltarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet dhe ekipin e tij.
Ndërsa, të enjten ai ka thënë se fuqizimi i vazhdueshëm i raporteve në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt.
“Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme. Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt”, ka shkruar Krasniqi.