Nehammer: Mbështesim thirrjen e Kosovës për shtimin e trupave të sigurisë

Pasi kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për shtimin e trupave të sigurisë në Kosovë, kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë se Austria e mbështet këtë kërkesë, duke shtuar se do të jenë të gatshëm të ofrojnë trupa mbështetës nëse KFOR-i ua kërkon këtë gjë

Kancelari austriak Karl Nehammer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer.

Pas takimit bilateral në kryeqytetin austriak, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, ku kancelari austriak, Nehammer ka thënë se Austria është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it nëse kjo i kërkohet nga ta.

Ai ka thënë se Austria është plotësisht e gatshme të ofrojë trupa nëse i kërkohet nga NATO-ja, dhe se është e gatshme të ndihmojë edhe për dialogun Kosovë-Serbi në çfarëdo lloj mënyrë.

“Kryeministri e ka adresuar këtë dhe Austria ofron numrin më të madh të trupave në KFOR si shtet nga jashtë NATO-s. Kemi më shumë se 300 ushtarë në Kosovë, mbështesim thirrjen e Kosovës për rritjen e trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm të ofrojmë trupa mbështetës nëse KFOR-i na kërkon këtë gjë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Austria e sheh vetën si urë lidhëse me BE-në.

Por, që sipas tij, të dyja shtetet duhet të gjejnë një rrugë që të krijojnë një të ardhme paqësore.

“Austria e sheh veten së pari në lidhje me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si urë lidhëse me BE-në, edhe në këtë situatë e shohim veten si urë lidhëse, të dyja shtetet duhet të gjejnë një rrugë që të krijojnë një të ardhme paqësore”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, në lidhje me këtë ai ka shtuar se partnerët ndërkombëtar të lënë hapësirë që Kosova dhe Serbia të vendosin vetë sa larg dëshirojnë të shkojnë me këtë situatë.

“Partnerët ndërkombëtarë të lënë hapësirë që të dyja shtetet të vendosin sa larg dëshirojnë të shkojnë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe të bashkëpunojmë në këtë çështje”, ka deklaruar tutje ai.

Ndryshe, për shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ai ka thënë se është më e rëndësishme që t’i bindin shtetet anëtare pasi sipas tij, është e drejta e tyre ta mirëpresin Kosovën në familjen e Bashkimit Evropian, ashtu siç është e rëndësishme për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Jam i lumtur të shoh marrëdhëniet tona duke u forcuar, dhe sidomos që të kemi një bashkëpunim të ngushtë policor. Kosova ka qenë një prej vendeve që menjëherë ka ofruar mbështetjeje pas një sulmi terrorist që ka ndodhur në Vjenë, ka pasur një marrëdhënie bashkëpunimi të forcave të sigurisë menjëherë pas kësaj. Pasi është në interes të të dyja vendeve që t’i luftojmë forcat radikale në shoqërinë tonë”, është shprehur kancelari austriak, Nehammer.

Gjithashtu, ai ka theksuar se përtej sigurisë dy shtetet kanë zgjeruar edhe bashkëpunimin ekonomik duke shpresuar nga ana e tij që do të vazhdojnë kështu.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika