Një nga figurat më të rëndësishme të FC Prishtinës dhe jo vetëm, Beqir Aliu ka ndërruar jetë sot.
Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit nga kryeqyteti pas pavarësimit të futbollit kosovar nga ai jugosllav – në vitin 1991.
Në postin e kryetarit të klubit bardhekaltër, ai qëndroi deri në vitin 2001 duke e dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Ndër të tjera, ai ka qenë edhe anëtar në kryesinë e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991.
Beqiri ka qenë edhe vëllai i Bajram Aliut, ish futbollistit të Prishtinës që ra heroikisht në altarin e lirisë – dhe emrin e të cilit e mban stadiumin i qytetit në Skenderaj.