Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se pret që ShBA-ja të përdorë ndikimin e saj dhe të inkuadrojë Kosovën që të përmbushë detyrimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.
Vuçiq tha se ka shprehur pritjen që ShBA-ja të “njohë përpjekjet e shtetit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.
“I shpreha pritjen që SHBA-ja të njohë përpjekjet e shtetit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe po ashtu ta përdorë ndikimin e padyshimtë dhe inkurajojë Prishtinën t’i përmbushë obligimet në pajtim me marrëveshjet e pranuara dhe nënshkruara, por edhe të vazhdohet dialogu në frymën e sinqeritetit dhe shkëmbimit të hapur të propozimeve për zgjidhjen e sfidave konkrete”, ka shkruar Vuçiq.
Gjithashtu, Chollet ka qëndruar edhe në Kosovë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani, ai gjithashtu është takuar edhe me figura tjera politike në Kosovë.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen në kohën e përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.