Pjesë e këtyre stërvitjeve, ndjenjës së shërbimit ndaj vendit e përfaqësimit të stemës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, pritet të bëhen mbi 500 ushtarë të rinj.
E për të iu bashkuar kësaj mundësie kanë mbetur edhe pak ditë.
Ministria e Mbrojtjes e mbyllë konkursin për aplikimin e rekrutëve të rinj këtë të diel, të cilin e ka hapur më 15 dhjetor të 2022-tës.
Interesimi deri tani për tu bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës është goxha i madh.
“jemi shumë të kënaqur me numrin e aplikimeve, kemi një numër të madh të aplikimeve të cilët kanë shpreh gatishmëri të jenë pjesë e FSK-së, duke pasur parasysh që FSK-ja është Ushtria e vendit dhe deri tash ka dëshmuar në nivelin e saj të përkushtimin e punës ka dëshmuar që është institucioni më i besueshëm” ka thënë gjenerali, Sefer Isufi.
Gjenerali Sefer Isufi tregoi edhe për objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë periudhë.
“duke filluar nga rritja e pagave pastaj nga ngritja e kapaciteteve infrastrukturore e cila është e nevojshme për zhvillim të suksesshëm e komod të sistemit arsimor dhe stërvitjet”, ka shtuar Isufi.
Ndërsa, sipas njohësve të sigurisë, shtimi i numrit të pjesëtarëve të FSK-së është pjesë e planit e jo kërcënim për dikë.
“..ky numër nuk duhet të shihet si kërcenim për askë por është vetëm në fazën e atyre proceseve që janë duke ndodhur në kuadër të Forcës, pra deri në 2028-tën duhet të përmbyllet kjo shifër prej 5000 mijë ushtarëve aktiv dhe 3000 mijë rezervë”, ka thënë njohësi i sigurisë”, Drizan Shala.
Këtë vit në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të pranohen 612 ushtarë aktiv dhe 388 ushtarë për komponentën rezervë.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.