Trafiku Urban ka bërë të ditur se nga e premtja e 13 janarit do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.
Ndërsa, është njoftuar se autobusëve përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” u lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.
Ndër të tjera, në njoftimin e trafikut urban thuhet se linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të deritanishëm.
“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”. Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kjo rrugë ka qenë e mbyllur që nga 26 nëntori, pasi është kthyer për një kohë si shesh për organizmin e eventeve për festat e fundvitit.