Rihapja e rrugës “Xhorxh Bush”- flet Ilirik Musliu

"Në një takim që e kemi pasur, nëse nuk gaboj, flasim për një gjobë prej 500 eurove dhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi që i pret ata që hyjnë në këtë rrugë", kështu ka deklaruar Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, në lidhje me gjobat që do të ballafaqohen qytetarët nëse tentojnë të hyjnë në këtë rrugë

Sheshi “Xhorxh Bush”

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në lidhje me rihapjen për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush”, për autobusë, taksi dhe vetura emergjente, ka thënë se gjithçka është duke funksionuar në rregull për momentin dhe se nuk ka pasur ndonjë problem.

Në një prononcim për Portalin Dukagjini, Musliu ka thënë se deri më tani ka pasur vetëm problem në qasjen e veturave zyrtare në këtë rrugë, pasi nuk e kanë pasur të qartë që është e hapur vetëm për autobusë, taksi dhe vetura emergjente.

“Deri më tani është gjithçka mirë. Realisht kemi pasur problem vetëm me qasjen e veturave zyrtare në këtë rrugë, sepse nuk e kanë pasur të qartë që është e hapur vetëm për autobusë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për veturat që tentojnë të hyjnë për qarkullim në këtë rrugë, Musliu ka thënë se sa i përket gjobave që do të marrin, bie në domenin e Policisë së Kosovës.

“Në një takim që e kemi pasur, nëse nuk gaboj, flasim për një gjobë prej 500 eurove dhe edhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi që i pret ata që hyjnë në këtë rrugë”, ka vijuar ai.

Ndërkaq për bizneset që operojnë në këtë rrugë, ai ka thënë se është bërë një mundësi që t’u lejohet furnizimi vetëm para orës 07:00 në mëngjes.

“Deri në orën 07:00 në mëngjes, bizneset të cilat operojnë aty, kanë mundësi t’i kryejnë furnizimet”.

Ndryshe, trafiku Urban ka bërë të ditur se nga e premtja e 13 janarit do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4, sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.

E për këtë, Musliu ka thënë se sigurisht që linjat që kanë operuar më parë në këtë rrugë do të operojnë sërish.

Ndërsa, është njoftuar se autobusëve përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” u lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 kilometra për orë.

“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës ‘Xhorxh Bush’. Autobusët përgjatë sheshit ‘Xhorxh Bush’ do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo rrugë ka qenë e mbyllur që nga 26 nëntori, pasi është kthyer për një kohë si shesh për organizmin e eventeve për festat e fundvitit.

Rikthehet qarkullimi i autobusëve në rrugën “Xhorxh Bush”

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika