Jasharaj: Mësimdhënësit janë të shqetësuar për vlerën e koeficientit

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se vazhdimisht po pyetet nga mësimdhënësit se sa do të jetë vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave, teksa ka shtuar se janë të shqetësuar që vlera e koeficientit “po mbahet e fshehtë”

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, foto:EO

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se vazhdimisht po pyetet nga mësimdhënësit se sa do të jetë vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave.

Në një intervistë për EO, Jasharaj ka thënë se janë të shqetësuar që vlera e koeficientit “po mbahet e fshehtë”, duke shtuar se në një takim që kanë pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u është përmendur se vlera e koeficientit do të bëhet e ditur gjatë janarit.

“Kur është pyetja të koeficienti, po e them jo vetëm ne si SBAShK, po edhe sindikatat e tjera, janë të shqetësuara sepse duke mos e ditur koeficientin, ne edhe nuk mund t’i tregojmë anëtarësisë se sa do të jetë paga e tyre, pavarësisht faktit se numrin e koeficienteve e dimë. Në një takim që e ka pasur kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Atdhe Hykolli me kryeministrin na është thënë se ai ka premtuar se në muajin janar do të publikohet zyrtarisht koeficienti”, ka theksuar Jasharaj.

Ai ka thënë se janë përfolur vlera të ndryshëm të koeficientit për pagë.

“Janë përfolur disa koeficiente, dikush ka thënë 120 euro, dikush pak më shumë se kjo, dikush pak më pak dhe kjo ka krijuar edhe një huti dhe t’u themi të vërtetën për momentin ne edhe nuk kemi përgjigje kur anëtarësia na bëjnë pyetjen sa do të jetë paga e tyre, por jemi të sigurt se pozicioni i sektorit të arsimit është në nivel të duhur mes koeficienteve ashtu edhe siç e kemi pasur versionin tonë”, ka vijuar ai.

Ndryshe, greva në arsim dhe në administratën publike në nivelin lokal dhe qendror, kishte nisur më 25 gusht 2022.

Për shkak të grevës, për gati pesë javë, mbi 300 mijë nxënës kishin mbetur jashtë bankave shkollore.

Sindikalistët, atë kohë, kishin kërkuar 100 euro për punëtorë për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.

Ndërkaq, më 22 dhjetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, dhe për këtë arsye, grevat e paralajmëruara për janar nuk u organizuan.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika