Begaj uron 110-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 110-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, Tutje ai ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij mbështesin dhe ndihmojnë "në përsosjen e standardeve në funksion të përmbushjes së misionit të Policisë së Shtetit"

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 110-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit duke shprehur “respektin më të thellë për të gjithë punonjësit e policisë, që kanë shërbyer pranë saj që nga themelimi e deri më sot”.

“Mirënjohje për kontributin, mundin, sakrificat dhe përkushtimin e pakursyer të çdo efektivi të Policisë së Shtetit, që e ka mbajtur me nder uniformën në emër të misionit të shenjtë të mbrojtjes dhe garantimit të rendit publik dhe jetës së qytetarëve”, ka thënë Begaj.

Presidenti shqiptar ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij mbështesin dhe ndihmojnë “në përsosjen e standardeve në funksion të përmbushjes së misionit të Policisë së Shtetit”.

“Nderim të thellë për të gjithë ata, që në emër të detyrës dhe sigurimit të rendit në vend kanë bërë sakrificën më sublime, duke dhënë jetën në përmbushje të detyrës. Le të shërbejë sakrifica e tyre si frymëzim për të gjithë shqiptarët, me uniformë ose jo, për t’i shërbyer gjithmonë atdheut me përkushtim e vetëmohim”, ka theksuar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika