Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet që i dërguari Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Kryeziu ka thënë se në Kosovë do të ketë vizita edhe të zyrtarëve të qeverisë gjermane dhe franceze.
“Besoj se do të jenë përveq në shërbim të planit evropian dhe në shërbim të takimit të radhës të nivelit të lartë, i cili mbetet ende të caktohet”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka potencuar se këto takime janë në kuadër dhe të intensifikimit të procesit duke shtuar se për këtë janë dakord.