Kërkohet shkarkimi i Martin Berishajt, Presidenca e Qeveria heshtin

Presion për shkarkim të ambasadorit Martin Berishaj, është rikthyer pas raportimeve në Slloveni se fushata e Lëvizjes Vetëvendosje, është financuar nga para të lidhura me kompaninë serbe GEN. Shoqëria civile e opozita kanë kërkuar që Berishaj të shkarkohet nga pozita e ambasadorit, sepse kjo dëmton imazhin e Kosovës. Madje, partitë opozitare pritet të ftojnë krerët e AKI-së në intervistim rreth ambasadorit Berishaj

Presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj (ilustrim)

Dëmtim imazhi për Kosovën, po konsiderohet mos shkarkimi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.

Emri i Berishajt sërish është përmendur nga mediat sllovene, për përfshirjen e tij në skandalin korruptiv me energji, me kompaninë GEN në Serbi.

Nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thonë se derisa kjo çështje të sqarohet nga organet e drejtësisë, institucionet do të duhej ta shkarkonin Berishajn nga pozita e ambasadorit, teksa përmendin edhe pasojat që i shkaktojnë Kosovën këto skandale.

“Për me i hec hijen e keqe Kosovës, edhe imazhit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, për me e rujt figurën e ambasadorit të Kosovës, dhe marrëdhëniet tona me këto dy vende mike, unë konsideroj edhe për me dëshm që kjo qeveri, qeverise me figura që kanë pastërti edhe të cilat nuk asnjë skandal i cili lidhet me persona që udhëheqin institucionet, në ktë rast ambasadorë, atë duhet shkarkuar”,  ka thënë Arbresha Loxha.

Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe partitë opozitare, duke thënë se ambasadorët janë emëruar pa kaluar në filtra të institucioneve të sigurisë.

“Faktet që Ambasadori Berishaj ka financuar Fushatën e VV! do të dalin në dritë së shpejti dhe këtë e dinë edhe Kurti e Osmani por edhe Berishaj e Gërvalla. Por ajo që më së shumti shqetëson tek Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës është që ata kanë emëruar Ambasadorë pa kaluar nëpër filtrat e Sigurisë dhe para së gjithash pa u intervistuar nga AKI. Nga java që vjen do të iniciojmë  ftesën për krerët e AKI-së ku do të kërkojmë të dhëna të sakta nëse Ambasadori Berishaj (por edhe kolegët e tij) kanë kaluar nëpër filtrat e sigurisë për postet që mbajnë”, ka thënë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Megjithëse, edhe Partia Demokratike e Kosovës, e ka kërkuar një gjë të tillë, deputeti i po kësaj partie, Xhavit Haliti thotë se pa u sqaruar e gjithë situata nuk mund të paragjykojnë ambasadorin.

“Zotri Berishaj ka mundur me qenë edhe në biznes shumë para se me qenë ambasador i Kosovës, dhe unë s’kam informacione dhe nuk mund të akuzoj edhe të shpalli aktakuzë sipas dëshirës së opozitës në këtë rast z.Berishajt duke i besuar mediumeve të një vendi tjetër”, ka thënë Haliti.

Por, as këtë të premte as nga Qeveria e Kosovës, e as nga Zyra e Presidentes Vjosa Osmani nuk janë përgjigjur në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Berishajt.

Gjatë muajit prill, mediat në Slloveni raportuan për përfshirje në shpëlarje parash të tani kryeministrit slloven Robert Golob, e që sipas po të njëjtave burime, ambasadori Martin Berishaj e kishte bërë transportimin e parave kesh nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Qindra mijëra euro në kompaninë e Berishajt, ishin transferuar nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika