Joseph: Marrëveshja Kosovë-Serbi, me njohje reciproke, mund të arrihet gjatë këtij viti

Edward P. Joseph ka thënë se i bindur se se mund të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit 2023

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ka treguar se është i bindur se se mund të arrihet një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit 2023.

Joseph ka thënë se “qytetarët e Serbisë duhet të kuptojnë se njohja e Kosovës është e vetmja mënyrë për të ruajtur komunitetin serb dhe trashëgiminë serbe në ato hapësira”.

Ai ka folur edhe për planin franko-gjerman si një bazë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se për të është njoftuar përmes mediave dhe se “ideja është që Kosova të lejojë formimin e Asociacionit dhe në këmbim Serbia të mos e njeh Kosovën, por të pranojë realitetin, diçka si modeli i dy Gjermanive”.

“E para, mendoj se kjo do të funksionojë dhe së dyti, nuk mendoj se kjo marrëveshje do t’i zgjidhë problemet. Asociacioni i komunave serbe është obligim i Kosovës, mund të jetë pjesë shumë e rëndësishme e marrëveshjes përfundimtare dhe mund të harmonizohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës. Por çështja e Asociacionit është një çështje që lidhet me statusin përfundimtar të Kosovës”.

Duke folur për Asociacionin, Joseph tha se nuk ka dyshim që Asociacioni është në rendin e  ditës të ShBA-ve.

“Nuk ka dyshim se Asociacioni është në rendin e ditës dhe se përfaqësuesit amerikanë besojnë se kjo është zgjidhja. Unë i respektoj për aftësitë e tyre. Po flasim për diplomatë shumë të aftë – Derek Cholet, Gabriel Escobar, Christopher Hill, Jeffrey Hovenier… Janë njerëz shumë të aftë. Ata besojnë se kjo është zgjidhja, por unë kam një mendim tjetër. Nuk mendoj se do të funksionojë, sepse Serbia nuk ka asnjë interes që gjërat të funksionojnë në terren. Përderisa Serbia mund ta bllokojë Kosovën, do ta bëjë këtë. Në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë do të bllokohet vetë Serbia, demokracia e saj, por edhe serbët nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Gjithçka do të bllokohet përderisa Serbia mund ta bllokojë Kosovën”.

Në një intervistë për “Nova” Joseph, njeriu që së fundmi zemëroi presidentin e Serbisë duke deklaruar se barrikadat në veri të Kosovës janë hequr që të mund të ngrihen sërish lehtësisht dhe se Vuçiq po manipulon SHBA-në dhe BE-në.

Joseph kundërshtoi akuzat e Vuçiqit se “është lobist i shqiptarëve dhe se merr para nga ata”.

Ai ka shtuar se sulmet e Vuçiqit ndaj tij janë të pabaza dhe se reagimi i Uashingtonit zyrtar është inkurajues për të gjithë ata që mendojnë lirisht në Serbi, por se është edhe një paralajmërim për presidentin e Serbisë se ai ka kaluar kufirin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika