Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Jehona Lushtaku-Sadriu ka thënë se “Kosova paguan çmimin e moskoordinimit”.
“Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht”, ka thënë Lushtaku-Sadriu.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së ka shtuar se janë katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër.
Sipas saj kjo është dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike.