Federata e Futbollit e Kosovës(FFK) ka mirëpritur dënimin e FIFA-s ndaj Serbisë për ofendimet ndaj Xhakës dhe Shaqirit.
“Federata e Futbollit e Kosovës mirëpret faktin që janë marrë në konsideratë ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s, lidhur me fyerjet dhe sjelljet josportive të futbollistëve, zyrtarëve dhe tifozëve të ekipit të Serbisë kundër shqiptarëve dhe Kosovës, gjatë ndeshjeve në kuadër të Kupës së Botës “Katari 2022””, thuhet n♪7 njoftimin e FFK-së.
Tutje thuhet se FFK në vazhdimësi, “sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative”.
“Ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.