Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ishte pjesëmarrës në ceremioninë e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ku u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” ish-ambasadorin, William Walker.
Ministri Mehaj ka thënë se këtë titull, “Walker e mori për kontributin e tij në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut”.
Mehaj ka shtuar se ish-ambasadori Walker ishte ai që denoncoi gjenocidin serb në Kosovë dhe i tregoi botës për mizorinë që po ndodhte mbi popullin tonë.
“Në një ceremoni të veçantë Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa” ish-ambasadorin, William Walker. Këtë titull, z. Walker e mori për kontributin e tij në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ishte pikërisht ai që denoncoi gjenocidin serb në Kosovë dhe i tregoi botës për mizorinë që po ndodhte mbi popullin tonë. Kënaqësi të jem pjesëmarrës në ngjarje të tilla dhe mirënjohës përgjithmonë për kontributin e z. Walker”, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.