Një person i panjohur ka qëlluar të shtunën nga një veturë në lëvizje pranë një kishe në qendër të Londrës, duke lënë të vdekur dy vajza, njëra shtatëvjeçare dhe tjetra 12-vjeçare.
Po ashtu, Shërbimi i Policisë Metropolitane e Londrës ka njoftuar se kanë mbetur të vdekur edhe katër gra, 21-vjeçare, 41-vjeçare, 48-vjeçare dhe 54-vjeçare.
Ndërkaq, policia ka shtuar se të shtënat nga një automjet në lëvizje janë qëlluar teksa po mbahej një varrim në St. Aloysius në Euston, raporton BBC.
Sipas informacioneve fillestare, 48-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, ashtu sikur edhe vajza shtatëvjeçare, ndërsa, 21-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Një përfaqësues i policisë ka thënë se dy gratë e tjera nuk ishin në gjendje të rrezikshme për jetën dhe se vajza 12-vjeçare ishte trajtuar për një dëmtim të lehtë në këmbë.
Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i efektivëve të policisë. Hetimet operative vijojnë, rrethanat e ngjarjes janë ende duke u zbardhur. Deri më tani askush nuk është arrestuar.
Në një deklaratë, zyrtari i policisë ka thënë se një “hetim urgjent” ishte duke u zhvilluar dhe detajet e incidentit “po dilnin ende”.
“Në këtë fazë të hershme, nuk ka pasur asnjë arrestim”, ka deklaruar ai.
Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan ka reaguar duke i përshkruar të shtënat si “thellësisht shqetësuese”.