Krasniqi për rastin “Berishaj”: Është zhgënjyese mënyra e reagimit të institucioneve

Albert Krasniqi - Drejtor i programeve në organizatën jo qeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë se është zhgënjyese mënyra e reagimit të institucioneve të vendit lidhur me rastin e ambasadorit Martin Berishaj

Pas raportimeve për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, Albert Krasniqi – Drejtor i programeve në organizatën jo qeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë se është zhgënjyese mënyra e reagimit të institucioneve të vendit lidhur me rastin.

Kështu është deklaruar Krasniqi në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të pakëndshme diplomatike, kemi të bëjmë me një skandal që është përflitur në të gjitha mediat rajonale, ku ambasadori Berishaj është marrë si një person qëndror në mesin e këtij skandali.

“Për mua ka qenë zhgënjyese mënyra e reagimit të institucioneve shtetërore ndaj këtij skandali. E para është standardi i dyfishtë që po përdoret ku për njerëzit që janë të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta vlen prezumimi i pafajësisë, kurse për të tjerët u bëhet gjyqi qysh atëherë dhe parimi i prezumimit të pafajësisë nuk vlen”, ka thënë ai.

Albert Krasniqi – Drejtor i programeve në organizatën jo qeveritare “Demokracia Plus”

Lidhur me rastin në fjalë, Kransiqi ka theksuar se dëmi i cili i bëhet Kosovës në rrafshin diplomatik është i shumfishtë.

“E minojmë aktivitetin tonë diplomatik edhe në Kroaci. Atje do të ketë rezervavetë shteti kroat për ta pritur sepse ka të bëjë me aktivitete të një shteti armiqësor edhe ndaj Kroacisë. Do të thotë Serbia dhe një kompani me seli në Berograd e cila konsiderohet nga vetë Kryemisnitri Kurti si një mafia energjetike e Ballkanit”, shtoi Krasniqi.

Çështja tjetër sipas tij është edhe dëmi i shkaktuar drejt aktiviteteve të ambasadorit në Slloveni.

“Ai duhet të sqarojë çdo aktivitet që ka, çdo takim për rastin në Kosovë”.

Drejtësia mund të jetë e vonuar në drejtësinë tonë”

 Krasniqi ka thënë se  Kosova duhet të përfaqësohet nga personi i dytë që është në hierarki më të lartë diplomatike në mënyrë që mos të rriten dëmet.

Ai e ka cilësuar të papranueshme mbrojtjen e krerëve të isntitucioneve shtetrorë të Kosovës drejt ambasadorit Berishaj.

Ministrja Gërvalla e mbron ambasadorin por që thotë se ende nuk kishte biseduar me të. Për mua kjo është e papranueshme dhe e pakta që është dashur të ndodhë në këtë rast është që ambasadori është dashur të thirret për kosnulta në vend, një proces që do të zgjaste shumë më shumë jo vetëm një konsult me shkrim”.

Në anën tjetër, mohimin e Berishajt, i cili këtë akuzë e ka quajtur të pavërtetë, Kransiqi nuk e sheh si sqarim të tij.

“Këtu është kërkuar të bëhet por nuk është bërë akoma, sot nuk ka një kërkesë nga ambasadori për të ardhur dhe raportuar lidhur me rastin, mohimin që e ka bërë është thjeshtë mohim, nuk ka apsur asnjë sqarim të rastit në fjalë, nuk ka paraqitur asnjë kundërargument me atë se çfarë pretendohet prej atij mediumi dhe vendi atje të përfqësohet nga personi i dytë që është në hierarki më të lartë diplomatike, mos ta dëmtojmë aktivitetin”.

“Ta presim drejtësinë, mund të jetë vonë ëpr diplomacinë tonë, dëmet mund të jenë shumë më të mëdha, çka nëse shteti kroat e shpall person non grata Berishajn, dhe çka nëse shpallet fajtor kur presidentja e kryeministri e kanë mbrojtur”, ka thënë Krasniqi.

Për çka akuzohet Berishaj?

Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Bëhet fjalë për kompaninë malaziase MB Consulting, pronar dhe punëtor i vetëm i së cilës është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy xhirollogari.

Martin Berishaj është shqiptar i Malit të Zi. Ai ka tash e katër muaj që është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika