Gjakovë – Punëtori njofton Policinë se ka pranuar 100 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i pompës së derivateve në Gjakovë, ka raportuar në Polici se një klient ka bërë pagesën me një monedhë 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar

Fotoilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se një punëtor i pompës së derivateve në Gjakovë, ka raportuar në Polici se një klient ka kryer pagesën me një monedhë 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se tashmë monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“FALSIFIKIM I PARASË|Babaj Bokës, Gjakovë  14.01.2023 – 00:01. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në një pompë të derivateve, ka informuar se një klient ka bërë pagesë me një monedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika