Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e ka pritur homologen e saj sllovene, Tanja Fajon.
MPJD-ja ka thënë se Tanja Fajon, për herë të parë po vjen në Kosovë si ministre e Jashtme e Sllovenisë.
Sipas reagimit të MPJD-së në Twitter, Gërvalla e ka mirëpritur të dielën e 15 janarit ngrohtësisht kolegen e saj sllovene, Tanja Fajon.
“Të dyja vendet janë të vendosura të thellojnë miqësinë e tyre tradicionale dhe do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në Evropë”, thuhet në Twitter-in e MPJD-së.
DPM/FM @gervallaschwarz warmly welcomed her colleague, Slovenian DPM/FM Tanja Fajon @tfajon on her first official visit as 🇸🇮 FM to 🇽🇰.
Both countries are set to deepen their traditional friendship and will discuss intensifying cooperation in the region and in #Europe. pic.twitter.com/2IpkSGTNrT
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) January 15, 2023