Numri i viktimave nga sulmet në Dnipro arrin në 35

Numri i viktimave në Dnipro të Ukrainës tashmë ka shkuar në 35, ndërsa gjasat për të gjetur ndonjë të mbijetuar janë minimale

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas, Dnipro, ka arritur në 35.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë autoritetet ukrainase, pas kërkimeve të shumta të ndodhura përgjatë dy ditëve të fundit, teksa shanset për të gjetur ndonjë të mbijetuar tjetër janë minimale, në mos inekzistente.

Ndër viktimat, mësohet se ka edhe dy fëmijë. Bilanci pritet të rëndohet edhe më tej, përderisa 35 persona rezultojnë ende të zhdukur dhe shanset për t’i gjetur ata gjallë tashmë janë shumë të ulëta.

Ndonëse kërkimet vijojnë intensivisht, siç ka garantuar edhe kryebashkiaku i Dnipros, Borys Filatov, por me pesimizëm për gjetjen e trupave të tjerë të gjallë.

Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, ishte i pari, i cili ka kërkuar dënimin e menjëhershëm ndërkombëtar lidhur me këto goditje, duke ushtruar sërish presion mbi ardhjen e armëve të reja, për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë, të cilët e godasin Ukrainën çdo ditë.

Ndryshe, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, të dielën ka thënë se Ukraina mund të presë më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore.

“Premtimet e fundit për pajisje të rënda luftarake janë të rëndësishme – dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar Stoltenberg për mediat gjermane.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika