Osmani në Ukrainë: T’i jepet fund kësaj çmendurie

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se shkretimi i qytetit nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës e ka tronditur thellë. Sipas tij, duhet veprim urgjent për t'i dhënë fund “kësaj çmendurie”

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani është shprehur i prekur pas vizitës së qytetit Borodjanka në rajonin e Kievit.

Ai ka thënë se duhet veprim urgjent për ndaljen e “kësaj çmendurie”.

“Sot vizitova qytetin Borodjanka në rajonin e Kievit, i prekur rëndë nga veprimet ushtarake. Shkretimi i qytetit nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës, më tronditi thellë. Duhet veprim urgjent për t’i dhënë fund kësaj çmendurie dhe të ofrohet ndihmë për ata që kanë nevojë”, shkroi Osmani.

Sipas tij, shkatërrimi i infrastrukturës jetike dhe vuajtja e popullit ukrainas duhet të ndalen patjetër.

“Vuajtja duhet të ndalet dhe pastaj t’i rindërtojmë këto zona të shkatërruara”, shtoi ai.

Osmani ka thënë se “gjendja në Ukrainë, me fokus të veçantë njerëzit në terren, një nga prioritetet e OSBE-së për vitin 2023”.

Ndryshe, mëngjesin e 24 shkurtit të vitit 2022, Rusia kishte tundur themelet e rendit ndërkombëtar, duke nisur sulmin e madh ushtarak ndaj Ukrainës, më saktësisht nga Donbas.

Putin kishte dalë me një fjalim para sulmit, duke deklaruar se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës. Gjersa, kishte paralajmëruar se përgjigjja e Moskës do të jetë e menjëhershme, nëse dikush tenton të përballet me Rusinë.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë ishin përshkallëzuar pasi forcat ruse filluan pushtimin e Ukrainës nga të tri anët, ndërsa shpërthimet filluan në qytete të shumta, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Pushtimin, rusët e nisën nga toka, ajri, por edhe deti, duke realizuar kështu sulmin më të madh nga një shtet kundër një shteti tjetër në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika