Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një autobusi ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, të hënën e 16 janarit.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal për trajtim mjekësor.
Lajmin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 12:55, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka thënë Gashi.