Gjatë kësaj të hëne, një pompë e derivateve është grabitur para rreth një ore në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj”, ka thënë Shabani.
Tutja ai ka njoftuar se dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve.