Sulmohet sërish policia në veri

Policia e Kosovës është sulmuar sërish në Zubin Potok

Policia e Kosovës dhe barikada e serbëve në Jarinje, shtator 2021

Policia e Kosovës sërish është bërë pre e sulmeve në Zubin Potok, të martën e 26 prillit.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se nga sulmi me armë zjarri drejt njësitit kufitar nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka njoftuar Kelani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë më Drejtorin e Policisë Samedin Mehmeti, kishin bërë të ditur se të premten e 15 prillit, dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, janë sulmuar, me armë automatike dhe granatë dore.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Ky sulm, sipas Sveçlës, ishte sulm terrorist i orkestruar që kishte për shënjestër lëndimin e policëve.

Ai kishtë bërë të ditur se brenda katër ditësh kanë ndodhur katër sulme që lidhen me njëri-tjetrin. Sveçla theksoi se këto sulme vijnë si pasojë e luftës ndaj krimit, korrupsionit dhe kontrabandës që po e luftojnë bashkë me Policinë e Kosovës.

Ai tha se sulmi dyshohet të ketë ardhur nga territori i Serbisë.

Para këtij sulmi, sipas Drejtorit të Policisë, kanë ndodhur edhe tri sulme të tjera që kishin shënjestër policët e Kosovës. Ai këto sulme i ka quajtur të orkestruara dhe që lidhen njëra me tjetrën.

Sulmi i parë, sipas tij, kishte ndodhur të enjten rreth orës 07:30 të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok, ku në rrugën të cilën po patrullonte Policia e Kosovës, ishin vendosur “iriqë metalikë”, që shërbejnë për t’i dëmtuar gomat e automjeteve.

Drejtori i Policisë Samedin Mehmeti

Sipas Mehmetit, aty ishin vendosur rreth 46 objekte të tilla në mes të rrugës.

Në po të njëjtën ditë, sipas Drejtorit të Policisë, rreth orës 21:45 të mbrëmjes ishte sulmuar përsëri patrulla e policisë kufitare, por kësaj here me gurë.

Sulmi i tretë, sipas Drejtorit të Policisë, ka ndodhur me armë zjarri ku janë shkrepur rreth tridhjetë fishekë. Ai njoftoi se gjuajta ka ndodhur në distancë rreth 200 apo 300 metra afër patrullës që ka qenë e vendosur në fshatin Bube.

Sulmohet sërish një veturë e Policisë së Kosovës në veri

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika