Ilir Haxhiaj dënohet me 15 vjet burgim për vrasjen brutale të gruas

Ilir Haxhiaj u dënua me burgim prej 15 viteve nga Gjykata e Prizrenit për vrasjen e gruas së tij Hadije Dina, të cilës i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse duke e goditur për asfalti. Në 2021-tën Haxhijaj gjithashtu ishte dënuar nga Gjykata e Prizrenit me dënimin e njëjtë, vendim të cilin e kishte prishur Gjykata e Apelit.

Në 2019-tën, në dalje të Samadraxhës, Ilir Haxhiaj ka ndalur veturën e tij në anën e djathë të rrugës dhe ka nxjerrë gruan e tij jashtë veturës dhe ka filluar ta grushtojë.

Haxhiaj gruas së tij, Hadije Dinës i kishte kapur kokën dhe disa herë e kishte goditur për asfalti duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Kështu ka qenë pretendimi i Prokurorisë së Prizrenit që sot u vërtetua me një aktgjykim të Gjykatës.

Për herë të dytë, Haxhiaj u dënua nga Themelorja e Prizrenit me 15 vjet burgim.

Ajsar Skenderi, gjykatëse ka thënë se “Nga të gjithë dëshmitarët e dëgjuar por edhe nga vet deklarata e të akuzuarit është vërtetuar se është një fakt i pakontestueshëm se I akuzuari me të ndjerën kanë pasur marrëdhënie të tronditura martesore, I akuzuari vazhdimisht e ka maltretuar fizikisht dhe psiqikisht tani të ndjerën Hadije Dina me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore për 23 vite”.

Gjykatësja tregoi gjithashtu se nuk qëndron pretendimi i të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij se viktima ishte hedhur vet nga vetura.

Ajsar Skenderi, gjykatëse ka thënë se “Gjykata ia fali besimin ekspertit të komunikacionit dhe gjeti se e ndjera nuk është hedhur vet nga automjeti por të njëjtën e ka nxierr i akuzuari Ilir Haxhiaj duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ajo më vonë ndërron jetë”.

Mbrojtësi i viktimës e kundërshtoi kualifikimin e veprës penale si “Lëndim i rëndë trupor” rrjedhimisht edhe dënimin prej 15 vjetësh.

Zahir Hamza, avokati mbrojtës ka thënë se “në bazë të këtij kualifikimi, denimi maksimal është 15 vite por si përfaqësues i palës gjithmonë kanë kundërshtuar këtë kualifikim pasi që kemi të bëjmë me një vepër penale të vrasjes”.

Vendimin e Gjykatës së Prizrenit në  2021-tës e kishte kthyer në rigjykim Gjykata e Apelit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika